Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës amasadorin e Belgjikës, Julian Sassel, dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme.

Osmani i ka shprehur mirënjohje ambasadorit belg Sassel për bashkëpunimin, duke e vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për Kosovën, dhe thekson rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më shumë.

“Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje ambasadorit  Sassel për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruhet në postimin e Presidencës.