Presidentja Osmani pret që Kosova të ketë draft të vetin për Asociacionin
Të zhdukurit gjatë luftës dhe diskutimi i draftit të stauttit t Asociacionit janë dy prej temave kryesore që diskutojnë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciqi në takimin e sotëm në Bruksel. Por drafti i statutit të Asociacionit i hartuar nga ekipi menaxhues i cili diskutohet në takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është […]
Të zhdukurit gjatë luftës dhe diskutimi i draftit të stauttit t Asociacionit janë dy prej temave kryesore që diskutojnë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciqi në takimin e sotëm në Bruksel.
Por drafti i statutit të Asociacionit i hartuar nga ekipi menaxhues i cili diskutohet në takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është i papranueshëm për presidenten Vjosa Osmani.
“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Osmani.
Nënshkrimin e deklaratës për të zhdukurit, Osmani e ka quajtur tejet të rëndësishme pasi sipas saj Serbia do të detyrohej t’i hapte arkivat.
Por, ajo është skeptike nëse Vuçiq do ta nënshkruajë dokumentin.
E, shpresa për rezultate pozitive nuk ka as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pak orë para takimit, ka folur edhe presidenti serb Vuçiq.
Ai derisa po udhëtonte në Bruksel i ka quajtur bisedimet të vështira, pasi sipas tij, vendet perëndimore janë kundër Serbisë, derisa ka akuzuar kryeministrin për kinse propagandë kundër tij.
“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, ka thënë Vuçiq.
Takimi së martës është i pari ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit prej 18 marsit kur ata u dakorduan rreth mënyrës së zbatimit të marrëveshjes bazë.















