Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga homologu slloven, Pahor
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën e tre korrikut, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor. Ndërsa të hënën, ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu slloven, Pahor, me të cilin do të diskutojë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore. Vizita […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën e tre korrikut, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor.
Ndërsa të hënën, ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu slloven, Pahor, me të cilin do të diskutojë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore.
Vizita është cilësuar si një rikonfirmim i mardhënieve Kosovë-Slloveni, dhe njëherësh edhe si një mundësi e thellimit të bashkëpunimeve dhe raporteve ndërkombëtare.
Ndërsa në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni, përfshihet edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni.
Po ashtu, përfshihet ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës.
















