Presidentja Osmani pritet të ndajë medalje presidenciale të Meritave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vendosur të ndajë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë, për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Siç bën të ditur Presidenca, ceremonia e ndarjes së medaljeve do të mbahet të hënën […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka vendosur të ndajë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë, për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës.
Siç bën të ditur Presidenca, ceremonia e ndarjes së medaljeve do të mbahet të hënën e 20 shkurtit.
Të premten e 17 shkurtit u shënua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ku u realizuan një sërë aktivitetesh.















