Presidentja Osmani së bashku me Prindonin në darkë te Macron në Pallatin Élysée
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me Zonjën e Parë, Brigite Macron, kanë pritur në darkë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë disa foto gjatë takimit me të parin dhe të paren e Francës. […]
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me Zonjën e Parë, Brigite Macron, kanë pritur në darkë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë disa foto gjatë takimit me të parin dhe të paren e Francës.
Osmani në një diskutim gjatë së premtes së 11 nëntorit që po mbahet në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ka folur dhe rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ka potencuar se agresioni rus mbi popullin ukrainas duhet të ndalet.

Në këtë rast, presidentja Osmani ka kujtuar edhe luftën në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 duke ritheksuar se fuqia më e madhe qëndron te partneriteti.
“Nuk duhet të biem në kurthin e lojës se të dyja palët janë të njëjta, sepse dëgjojmë deklarata se si të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar nga Ukraina”, ka thënë presidentja Osmani.
Osmani ka shtuar se “asnjëherë nuk do të duhej që të përdorej kjo qasje e dy palëve, kur ka agresor të qartë dhe viktimë të qartë”.
Në ëktë Forum po merr pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.
I cili gjatë së premtes të 11 nëntorit është takuar me Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak.















