Presidentja Osmani takohet me mbretin Charles dhe kryeministren Truss
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën është takuar me mbretin Charles III dhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Liz Truss. Osmani i zhvilloi këto takime në ditën kur do të bëhet varrimi i mbretëreshës Elizabeth II. “Krahas Familjes Mbretërore dhe udhëheqësve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit të HM […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën është takuar me mbretin Charles III dhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
Osmani i zhvilloi këto takime në ditën kur do të bëhet varrimi i mbretëreshës Elizabeth II.
“Krahas Familjes Mbretërore dhe udhëheqësve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit të HM në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II të HM. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe elasticitetit, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Alongside the @RoyalFamily and other world leaders, we attended HM The King’s Reception at Buckingham Palace to honour the legacy of HM Queen Elizabeth II.
The Queen will be remembered as a symbol of strength & resilience, and for her unwavering commitment to public service. pic.twitter.com/VIROSO0KOl— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2022
Në varrimin e Mbretëreshës do të marrin pjesë, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, Perandori i Japonisë, Naruhito dhe Perandoresha Masako, Mbreti Willem-Alexander i Holandës, Mbretëresha Maxina dhe Princesha e Kurorës, Beatrix. Po ashtu, në këtë varrim do të marrin pjesë mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Harald V i Norvegjisë dhe Princi Alberti II i Monakos.
E pranishme do të jetë edhe gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Olena Zelenska. Ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II si “mbretëreshë të përjetshme”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai i Brazilit, Jair Bolsorano, po ashtu do të marrin pjesë.
Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës e kështu me radhë
Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.















