Presidentja Osmani takon u.d e kryeprokurorit të Shtetit, diskutohet për vetingun

Vetingu në sistemin e drejtësi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po shihet si e shëndetshme për drejtësinë në Kosovë, dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë

 





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin, ku në këtë takim është diskutuar nevoja e domosdoshme për intensifikimin e punës, së Prokurorisë.

Sipas tyre bashkërendimi i institucioneve të drejtësisë në parandalimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin adekuat të kryesve të veprave penale të dhunimeve, ngacmimeve seksuale dhe veprave penale kundër integritetit seksual , është urgjente.

“Presidentja kërkoi nga KPK-ja dhe u.d. Kryeprokurori që t`i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ashpërsuar këtë luftë dhe për të ngritur kapacitetet e nevojshme që të mundësohet një gjë e tillë. Njëkohësisht, Presidentja u zotua për përkrahjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe atyre ligjzbatuese në ndërmarrjen e këtyre hapave”, ka thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.

“Integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është shtyllë kryesore e sundimit të ligjit në vendin tonë”, ka shtuar Osmani në takim.

“Vetingu është ndër proceset reformuese më të rëndësishme në vendin tonë në drejtim të ndërtimit të një sistemi kredibil prokurorial e gjyqësor dhe kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi”.

Më tej bëhet e ditur së në takimi temë e diskutimit ka qenë procesi i nominimit dhe emërimit të Kryeprokurorit të shtetit.

“Presidentja ritheksoi qëndrimin e saj se do të pritet deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore në gjykatat e vendit në sistemin tonë të drejtësisë, para se Presidentja të marrë vendimin e saj për propozimin e KPK-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas Zyrës se presidentes së Kosovës, Presidentja, ka përfunduar duk theksuar se pritja është e domosdoshme për ta ruajtur sigurinë juridike dhe për ta siguruar shfrytëzimin e papenguar dhe efektiv të mjeteve juridike nga kundërkadidatët, si dhe për ta garantuar besimin qytetar në proces pas vërejtjeve nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika