Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe popullin e saj për 246 vjetorin e pavarësisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter, për festën e 4 korrikut, ka shkruar se është krenare për arritjet e përbashkëta të dy vendeve.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Today, the people of Kosovo wholeheartedly join @POTUS and all our American friends in celebrating #4thofJuly. 🇽🇰🇺🇸

We are proud of our joint achievements and of promoting and defending our shared values.

Together, we will continue to go from strength to strength. pic.twitter.com/DmJv7oabt8

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 4, 2022

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën e katër korrikut, festojnë Ditën e Pavarësisë. Për nder të kësaj dite do të organizohen aktivitete të ndryshme në Kosovë nga shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Ndërkaq, edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka uruar pavarësinë e ShBA-ve duke e ndërlidhur këtë 246 vjetor me situatën në Ukrainë. Ai ka theksuar se “autokracia e Putinit po i sulmon vlerat demokratike”.