Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë kërkon edhe një mandat presidencial

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, e njohur për orientimin e saj pro-perëndimor, ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e ardhshme. Sandu ka bërë thirrje për organizimin e një referendumi për pranimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se e ardhmja e vendit është në familjen evropiane

Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoftoi se do të garojë edhe për një mandat presidencial në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sandu po ashtu i bëri thirrje Parlamentit të organizojë një referendum për pranimin e mundshëm të shtetit të saj në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja jonë është në familjen evropiane dhe është e nevojshme që ta themi qartë – i gjithë shteti – se cilën rrugë ne zgjedhim për Moldavinë”, tha ajo në një video të publikuar në Facebook më 24 dhjetor.

“I bëj thirrje Parlamentit që të iniciojë mbajtjen e një referendumi vjeshtën e ardhshme, në të cilin zëri i qytetarëve do të jetë vendimtar”, shtoi ajo.

Gjatë një samiti në Bruksel, BE-ja njoftoi më 14 dhjetor për vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim me Moldavinë dhe Ukrainën dhe i dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë.

Sandu në atë samit ftoi qytetarët në një tubim pro-evropian në Kishiniev më 17 dhjetor, për të festuar atë që ajo e cilësoi si “hap historik për të ardhmen për fatin e shtetit tonë”.

Kryeministri pro-perëndimor i Moldavisë, Dorin Recean, tha se Moldavia “është evropiane” dhe se ardhmja e shtetit “është në BE”.

Më 14 dhjetor, Sandu lavdëroi Parlamentin për miratimin e strategjisë së mbrojtjes kombëtare, që e lidh shtetin e saj me Perëndimin, duke thënë se “ky është një hap drejt forcimit të sigurisë dhe stabilitetit të shtetit tonë”.

Sandu përmes videos të publikuar më 24 dhjetor u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin atë edhe për një mandat presidencial në zgjedhjet që pritet të mbahen nëntorin e vitit 2024.

Është e paqartë nëse Sandu po kërkon që referendumi për anëtarësimin në BE të mbahet së bashku me zgjedhjet presidenciale, shkruan REL.

Kjo do të jetë hera e tretë që Sandu garon për presidente. Ajo u mposht nga politikani pro-rus, Igor Dodon, më 2016, por e mundi atë në zgjedhjet e vitit 2020.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika