Presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e Shtetit

Blerimi Isufaj është në pritje të dekretit nga presidentja e vendit, për t'u zyrtarizuar si kryeprokuror i shtetit të Kosovës

Dekretimi i kryeprokurorit të shtetit është në llupen e vëzhgimit nga presidenca, pasi njëri nga kundërkandidatet e Blerim Isufatj është ankuar në Gjykatën Kushtetues, dhe sipas  këshilltarit për media të Presidencës, Bekim Kupina, kjo është arsyeja pse është duke u zvarritur ky proces.

Ndërsa Zyra e Presidentes, më 8 prill, e kishte pranuar nga Këshilli Prokurorial propozimin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka nisur analizimin e fakteve dhe rrethanave që ndërlidhen me këtë proces.

Kupina ka thënë se e presidentja me ekipin e saj të këshilltarëve dhe ekspertëve ligjorë është takuar me përfaqësues të OJQ-ve, për t’u informuar për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Sipas këshilltarit të Presidencës, i cili u deklarua për Radio Televizion e Kosovës (RTK), njëri nga kandidatët është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilltari i Presidences, Bekim Kupina

“Nuk ka ndonjë afat ligjor të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit, prandaj nuk bëhet fjalë për zvarritje, por për trajtim të kujdesshëm të kësaj çështjeje”.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se është i gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë çfarëdo dokumenti, siç kishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshme për dekretim.

Organizatat joqeveritare, që kanë monitoruar procesin zgjedhjes se kryeprokurorit, kanë thënë se Këshilli Prokurorial nuk ka arritur të sigurojë një proces të pavarur dhe të paanshëm, e të bazuar në meritokraci.

“Unë besoj që zyra e presidentes ende është brenda atij afatit të arsyeshëm kohor, kur duhet të ketë kohën e duhur për të analizuar dosjen e dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse zyra e Presidentes ka të drejtë në qoftë se ka nevojë për informata shtesë t’i drejtohet Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ne kemi pasur një takim, një grup i organizatave joqeveritare me zyrën e presidentes, ku i kemi shfaqur brengat tona apo gjetjet të cilat i kemi parë gjatë procesit të monitorimit të procesit për emërim të kryeprokurorit të shtetit, kështu që unë besoj që zyra e presidentes do të duhej që në një afat të arsyeshëm kohor të marrë një vendim lidhur me propozimin e KPK-së”.

Vonesën e dekretimit të kryeprokurorit po e arsyetojnë edhe nga organizata Lëvizja Fol, ku Mexhide Demolli-Nimani drejtoreshë ekzekutive, ka thënë se më mirë të vonohen procedurat për dekretim dhe të ketë një proces me integritet të plotë për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Mexhide Demolli- Nimani drejtoresh ekzekutivë në Lëvizjen Fol

“Përtej raportit që e kemi bërë të detajuar në çdo fushë sa i përket koncept-dokumenteve, intervistave të kandidatëve, fuqia jonë aty mbaron, do të thotë ne nuk kemi të drejtë të marrim vendime. Kështu që shpresojmë shumë që presidentja nuk do ta dekretojë një kryeprokuror i cili ka kaluar nëpërmes një procesi, ta quaj, të kontestuar nga ana e shoqërisë civile, se vërtetë ka pasur mangësi në këtë proces dhe si i tillë nuk do të duhej të legjitimohej”, ka shtuar Nimani.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas një procesi disajavor ku garuan disa kandidatë, votoi në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit dhe e rekomandoi atë për dekretim te presidentja. Ky konkurs u kundërshtua nga shoqëria civile, e cila e monitoroi atë, duke rekomanduar që procesi të përsëritet për t’u evituar shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara, raporton televizioni publik.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika