Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kryesuesin e OSBE-së, dhe njëkohësisht ministër Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau

Presidentja Vjosa Osmani të premten ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht edhe kryesues i OSBE-së.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm pak minuta, kurse takimi mes kryesuesit të OSBE-së, Zbigniew Rau, dhe presidentes Osmani është mbajtur me dyer të mbyllura.

Përveç takimit me presidenten Osmani, Ministri Rau do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Zbigniew Rau dhe Vjosa Osmani

Zbigniew Rau do të takohet edhe udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Para se të përmbyllë vizitën e tij me një konferencë për media, e cila është planifikuar të mbahet prej orës 16:30 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit, ai do të vizitojë  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), komision i mbështetur nga OSBE dhe Polonia.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika