Presioni ndërkombëtar, shkak i gjuhës kërcënuese të Vuçiqit

Deklaratat kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës vlerësohet se nuk duhet të përfillen. Në Kosovë, njohës të politikave serbe thonë se gjuha e Vuçiqit është si rezultat i rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj tij. Kurse në Serbi, deklaratat e mbrëmshme të presidentit serb i lidhin me rënien e besimit të tij në popull

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në diskursin e ashpër të Aleksandar Vuçiq, ka disa muaj që më shpesh se zakonisht kanë zënë vend paqja e dialogu.

Por, gjuhën kërcënuese presidenti i Serbisë e ka  përdorur përsëri  të mërkurën.

Ai i kishte paralajmëruar “pasoja vdekjeprurëse” pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në kalimin kufitar dhe ofrimin e shansit të fundit që automjetet me targa të lëshuara nga Serbia të zëvendësohen me ato të Kosovës.

Por, ky kërcënim i Vuçiqit nuk përbën rrezik për Kosovën, sipas njohësit të politikave serbe, Azem Vllasi.

Azem Vllasi – Njohës i politikave të Serbisë

“Lajçaku pati paralajmëruar se do të bëhet një takim i nivelit të lartë Vuçiq – Kurti. Vuçiqit ai takim nuk i konvenon fare. Ai e pshtyu, e shau Unionin Evropian, bile tha ndonëse amerikanët janë pak më të butë sepse ai nuk guxon me i shti brinat me amerikanët ashtu dhe kjo ishte e paramenduar krejt për arsye tjera e jo për vendimin e Qeverisë”, Azem Vllasi, Njohës i politikave të Serbisë.

Presidenti serb  kishte shkuar edhe më larg.

Ai kishte thënë se vendimi i Kosovës është përgatitje për një “stuhi tjetër” duke iu referuar aksionit më 1995 kur Kroacia çliroi një pjesë të territorit të saj që mbahej nën kontroll nga forcat serbe.

Në Serbi, paraqitja e Vuçiqit të mërkurën mbrëma, shihet si përpjekje për të propaganduar një pjesë të popullit serb.

Këto deklarata sipas analistit serb Dushan Janjiq, janë sepse  presidentit Vuçiq i ka rënë popullariteti.

Dushan Janiq, Analist politik nga Serbia

“Ky dramatizim, tregimi për ‘Stuhinë’, një tetorin, në fakt është mobilizim i atyre që po e humbin besimin te ai, ndërsa kanë pasur ndikim të madh te elektorati i tij. Kujtoj se Vuçiq në zgjedhjet e fundit presidenciale ka marrë shumicën, por ka 600 mijë vota më pak se në ato paraprake dhe se partia e tij në mënyrë jolegjitime e ka fituar pushtetin në Beograd dhe po përpiqet, e do t’ia dalë ta formojë Qeverinë republikane”, Dushan Janjiq, Analist politik nga Serbia.

Deklaratat, Vuçiqi i  kishte bëri pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Por, presidenti serb ankesat ndaj Kosovës i  ka vazhduar edhe të enjten.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika