Presioni për Asociacionin, Qeveria nuk tregon nëse kanë hartuar draft-statutin

Zyrtarët amerikan janë duke vazhduar që të kërkojnë nga pala kosovare versionin e saj për Asociacionin. Obligimet e tyre ju ua kujtuan edhe një herë dy senatorë amerikan që erdhën gjatë së hënës në Kosovë. Për njohësit e çështjeve politike, Kosova duhet të tregoj se nuk është kundër kësaj teme por të tregoj se çdo gjë duhet të bëhet në pajtushmëri më ligjet dhe kushtetutën e Kosovës

Atë që e kërkoi ditë më parë në Podgoric emisari amerikan Gabriel Escobar, senatorët e ritheksuan edhe një herë, gjatë së hënës në Prishtinë.

Kosova sa më parë të konkretizoj Asociacioni, ishte mesazhi i qartë që u tha dje në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani dhe atë të Kryeministrit Albin Kurti.

Përpjekje nga ndërmjetsuesit e dialogut Kosovë-Serbi, që palët t’i realizojnë marrëveshjet e arritura, nuk janë të panjohura për Kosovën.

Sipas analistëve çdo marrëveshje që është në kuadër të ligjeve të Kosovës e Kushtetutës, duhet të realizohet, në të kundertën duhet të shikohet.

“Unë konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet të hek fajin prej vetës dhe të kërkoj  themelim të Asociacionit vetëm sipas marrëveshjeve të kaluara sepse vetëm ashtu do të mbrojnë Kosovën dhe nuk do të tejkaloj obligimet kushtetuese dhe ligjore, andaj Kosova duhet të ketë një përgjigjje më të qartë dhe të tregoj se nuk është kundër themelimit të Asociacionit”, ka thënë analisti Visar Xani.

Për dallim nga Xani, deklarata e senatorëve amerikanë sipas Gazmir Racit më shumë janë të drejtuara për palën serbe.

“Kosova ka qenë e gatshme që nga takimi i Ohërit të dal më një draft të ri për statusin e Asociacionit, Kosova ishte e gatshme edhe në Bruksel ku prezantoj parimet dhe modelin Kroat, andaj unë pres që Bashkimi Evropian të dal më një propozim të ri”, ka thënë Raci.

Televizioni prej ditësh ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse kanë gati një version për draft-statutitn e Asociacionit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika