Pretendohet se është gjetur pjesa e dytë e dosjeve të klasikuara në zyrën private të Biden-it

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden. Foto: BBC

Ndihmësit e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden raportohet se kanë gjetur një grumbull të ri të të dhënave të klasifikuara të qeverisë në një vend të dytë, ndërsa sikleti politik rritet për Shtëpinë e Bardhë.

Dokumentet e para u gjetën në një zyrë private në Washington DC që Biden e përdori pas postit të nënpresidentit, raporton BBC.

Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump po përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara.

Nuk ishte ende e qartë të mërkurën se kur dhe ku u gjet pjesa e dytë e dosjeve nga ndihmësit e Biden.

Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë.

Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për grupin e sapo zbuluar. Megjithatë, zbulimi është konfirmuar nga partneri amerikan i BBC-së, CBS dhe media të tjera amerikane.

Gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp të mërkurën, sekretarja e shtypit e Biden, Karine Jean-Pierre nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me pjesën e parë të dokumenteve.

“Kjo është në shqyrtim nga Departamenti i Drejtësisë,” ka thënë ajo. “Unë nuk do të shkoj përtej asaj që ndau presidenti dje.”

Biden kishte thënë të martën se ishte “i befasuar” nga zbulimi i të dhënave dhe po “bashkëpunonte” me shqyrtimin e departamentit të drejtësisë.

Ndryshe, të martën Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se departamenti amerikan i drejtësisë po shqyrton dokumentet potencialisht të klasifikuara të gjetura në zyrën e mëparshme të Presidentit Joe Biden në një institut kërkimor.

Rreth 10 prej dosjeve u zbuluan në një dollap të mbyllur në “Penn Biden” në Washington në nëntor nga ekipi ligjor Biden-it,  ka thënë avokati i tij, raporton BBC.

Grupi i është dorëzuar Arkivit Kombëtar, ndërsa, paraardhësi i Biden-it, Donald Trump, po përballet me një hetim për marrjen e dosjeve të klasifikuara në Florida pas presidencës së tij.

Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, FBI është përfshirë në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Qendrën “Penn Biden” dhe Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA-së, Merrick Garland i është kërkuar të shqyrtojë dokumentet.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika