Prezantohet plani për spitalin e Prishtinës, ndahet parcela dhe buxheti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar planin për spitalin e kryeqytetit, këtë të martë. Në njoftimin e kryetarit Rama thuhet se ndërtimi i këtij spitali do të të fillojë gjatë këtij viti

Plani për spitalin e Prishtinës

Të martën e 14 marsit është bërë prezantimi i planit të detajuar për spitalin e kryeqytetit.

Këtë e ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka njoftuar se ndërtimi i tij pritet të fillojë këtë vit dhe se tashmë është ndarë parcela në Prishtinën e Re si dhe buxheti prej 1.3 milionë eurove.

“Spitali i Prishtinës po vjen! Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit! Për Spitalin janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxhet prej 1.3 milionë euro”, ka thënë Rama.

Kryetari i Prishtinës ka njoftuar tutje se spitali do t’i ketë 200 shtretër, me këto departamente kryesore: kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria.

“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka përfunduar i pari i Prishtinës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika