Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, sugjeron se është në Afrikë

Shefi i mercenarëve rus, Yevgeny Prigozhin, shfaqet në një video duke folur për grupin Wagner dhe rolin e tyre në Afrikë.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, duke folur në Bakhmut në një video të publikuar më 3 mars

Shefi mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, e ka adresuar publikun përmes një videoje për herë të parë që nga rebelimi jetëshkurtër ndaj udhëheqësisë së Rusisë në fund të qershorit.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit, Prigozhin u shfaq në një klip – që besohet të jetë incizuar në Afrikë – që u publikua në kanalet e platformës Telegram të lidhura me grupin Wagner.

Prigozhin shihet duke qëndruar në një zonë shkretëtire dhe me një pushkë në duar. Në prapavijë, shihen edhe shumë njerëz të tjerë të armatosur.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur ta verifikonte datën apo lokacionin e xhirimit të videos, por komentet e Prigozhinit dhe disa postime në kanalet pro Wagner në Telegram sugjerojnë se videoja është incizuar në Afrikë.

“Temperatura është +50 – gjithçka ashtu siç na pëlqen. Wagner e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, ne po e bëjmë jetën një makth për ISIS (Shteti Islamik, IS) dhe Al-Kaeda dhe banditët e tjerë”, thotë Prigozhin në video.

Ai më pas thotë se Wagner është duke rekrutuar njerëz dhe se grupi mercenar “do të përmbushë detyrat që i janë vendosur”. Videos iu bashkëngjit edhe një numër telefoni, ku u tha se mund të kontaktojnë ata që duan t’i bashkohen grupit mercenar rus.

E ardhmja e Wagnerit dhe Prigozhinit ka qenë e paqartë që kur ai udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër institucionit të mbrojtjes ruse në fund të qershorit dhe Kremlini tha se ai dhe disa nga luftëtarët e tij – të cilët kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë – do të largoheshin drejt Bjellorusisë.

Që nga rebelimi, disa luftëtarë të Wagnerit janë zhvendosur në Bjellorusi dhe kanë filluar stërvitjet ushtarake atje. Në komentet e publikuara në fund të korrikut, Prigozhin tha gjithashtu se Wagner ishte gati të rriste më tej praninë e tij në Afrikë./REL/

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika