Prince Caffe prezanton gamën e produkteve në panairin “SIAL” në Paris të Francës

Brendi Kosovar Prince Caffe është pjesëmarrës në panairin më të madhë të Evropës ‘Sial’, që po mbahet këto ditë në Paris të Francës, në të cilin Prince Caffe po prezanton produktet e veta dhe klientët po shprehin interesim për to

Brendi i njohur kosovar Prince Caffe po merr pjesë në njërin prej panaireve më të mëdha të Evropës “Sial”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Prince Caffe, këtë vit ka prezantuar gjithë gamën e produkteve të veta, duke filluar nga kafeja turke, ajo espreso e deri te kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.

Në ditën e parë të panairit, më 15 tetor, Prince Caffe në “Sial” u vizitua nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i cili i përgëzoi për prezantimin dhe u uroi suksese.

Takime të shumta u organizuan me kompani të njohura nga e mbarë bota, jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Lindja e Largët, Singapori, Indonezia dhe Japonia dhe shume vende tjera që përfaqësojnë tregje të rëndësishme në fushën e zhvillimit të eksportit.

Njëashtu, me kompani të ndryshme nga këto shtete kanë filluar negociatat për produktet e Prince Caffe.

Po ashtu, vlen të theksohet se shumë klientë të huaj kanë shfaqur interesimin për produktet e kafesë me markë tregtare private, pra sipas kërkesës dhe specifikimeve të klientëve.

Në “Sial” këtë vit marrin pjesë rreth 7 mijë kompani nga të gjitha vendet e botës, kompani të cilat i prezantojnë produktet e tyre dhe është paraparë që numri i vizitorëve të tejkalojë shifrën e një milion vizitorëve. Panairi do të përfundojë më 19 nëntor.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika