Princi i Uellsi-t nderon Mbretëreshen në koncertin jubilar

Edhe pse Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeth II është bërë një festë pa mysafirin e saj të nderit, kjo e fundit është nderuar nga familjarët dhe prezenca e më shumë se 20.000 personave në koncertin, një ditë para përfundimit të festës

Princi i Uellsit, Charles
Princi i Uellsit, Charles

“Ti qesh dhe qan me ne dhe, më e rëndësishmja, ke qenë aty për ne për këto 70 vjet,” ka thënë Charles.

Kështu e ka nderuar Princi i Uellsit të ëmën e tij, Mbretëreshën, në 70-vjetorin e qeverisjes së saj.

Një natë para përfundimit të festës, Charles ka thënë se shërbimi ndaj publikut ishte ai që “e zgjon nënën time në mëngjes”, dhe e falënderoi atë në emër të botës.

Dita e fundit e festimeve të jubileut të dielën do të përfundojë me një spektakël të madh pranë Pallatit Mbretëror. Gjithashtu, festat në rrugë do të mbahen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në atë që quhet “Dreka e Madhe Jubilare”.

Mbretëresha nuk mori pjesë në koncertin e së shtunës, por ajo hapi shfaqjen me një skeç të regjistruar me “Paddington Bear”. Duke buzëqeshur në tryezën e saj të çajit, ajo hapi çantën e saj për të treguar se mbante një sanduiç me marmelatë në të, ushqimi i preferuar i ariut të famshëm.

Skeçi i regjistruar me "Paddington Bear
Skeçi i regjistruar me “Paddington Bear”

Princi William foli gjithashtu në këtë ngjarje, duke u fokusuar në ngritjen e shqetësimeve për planetin dhe optimizmin e tij, që njerëzit do të bashkohen për ta mbrojtur atë.

Koncerti ishte i mbushur me 22,000 njerëz që ishin mbledhur për të parë performanca nga një sërë artistësh muzikorë, si dhe paraqitjet nga yjet e skenës dhe ekranit, dhe bota sportive.

Në festë, performuan Sir Elton John, George Ezra, Craig David, Duran Duran, Alicia Keys dhe nënkampioni i Eurovizionit Sam Ryder, ndërsa performanca e Sir Rod Stewart me “Sweet Caroline” bëri që Princi William dhe familja e tij të ngriten nga vendet e tyre.

Rod Stewart bëri që turma të këndonte njëherësh
Rod Stewart bëri që turma të këndonte njëherësh
Sir Elton John nuk u shfaq personalisht - performanca e tij u projektua në pallat në vend të kësaj
Sir Elton John nuk u shfaq personalisht mirëpo, performanca e tij u projektua në pallat
Pamjet e projektuara të Mbretëreshës në pallat, përgjatë koncertit
Pamjet e projektuara të Mbretëreshës në pallat, përgjatë koncertit

Pasi u shfaq të enjten në ballkonin e Pallatit Mbretëror, dhe ndezi një fener për të festuar 70-vjetorin në fron, mbretëresha të premten anashkaloi një shërbim falënderimi në Katedralen e Shën Palit. Pallati përmendi problemet e saj me lëvizjen, të cilat e kanë detyruar atë të qëndrojë kryesisht jashtë syrit të publikut.

Kjo pasiguri e vazhdueshme përbën një sfidë akute për Charles, i cili në moshën 73-vjeçare është tashmë trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Jubileu katërditor, i cili përfundon të dielën, ka shërbyer si një kujtesë e gjallë se mbretëresha mbetet anëtarja më e njohur e familjes mbretërore. Ajo ka një vlerësim prej 75 për qind, sipas një sondazhi të fundit nga firma e kërkimit të tregut “YouGov”.

Nipi i saj, Princi Uilliam është më i favorizuari i radhës, me një vlerësim prej 66 për qind, ndërsa Charles është në 50 për qind, një numër që është rritur pak nga viti i kaluar.

/PortaliD/

Mbretëresha e Britanisë së Madhe shijon shfaqjen përkrah familjes

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika