“Fëmijët ende nuk e dinë që ju ka vdek nëna”, vëllai i Liridona Ademajt flet pas seancës gjyqësore

Leondard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur gjatë ditës së diel në Gjykatën Themelore.

Naim Murseli i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj dhe dy të dyshuarit e tjerë, pak më herët kanë përfunduar seancën gjyqësore.

Ai ka theksuar se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj.

“Liridona  ishte një grua e fuqishme, motër e fuqishme, nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vetë e fuqishme. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo s’do të na shihte kurrë kështu”, ka thënë ai.

Ai ka treguar për ditën kritike, kur ndodhi vrasje.

“Atë ditë ishte në shtëpinë tonë, kishte fjetur te ne, i thamë mos shko… unë isha me një të pame në fshat kur erdha i thashë mos shko Liridonë ajo tha po shkoj… pasi ka arrit në Prishtinë, babi ka fol me të në telefon me pyet a ka mbërri… isha në punë më telefonoi gruaja kur më tha se e kanë vrarë Liridonën, ne e kemi një djalë të agjës me emrin Liridon, më pas më tha jo Liridonin por Liridonën. Nuk dija se cka të bëjë, e kam mbledhur forcën dhe kam shkuar drejt në spital në Gjakovë… e mora një qetësues vazhdova rrugën për në Prishtinë, kam ardhur në QKUK, më thanë se duhet të shkosh në polici në Dragodan, më pas shkova atje, atje ishte Naimi brenda duke u intervistuar dhe fëmijët. Ne shkuam të shohim a janë mirë fëmijët, për Liridonën e dija që ka vdekur por nuk guxoja t’i thoja prindërve”, ka thënë ai.

Ademaj ka thënë se ka dyshuar te Naim Murseli, se është i përfshirë në këtë vrasje.

“Doli Naimi na shpjegoi ngjarjen, nuk dija cfarë t’i them. Unë tha nuk i kam parë, Liridona i ka parë, edhe më ka thënë ndal ndal se shihi hajnat… Më tha i kam thënë Liridonës jepja krejt çka ki. Ju thashë ikni në suedisht, fëmijët dolën i kapa për dore pas 5-6 metrave e dëgjova një krismë, por mendova se po e frikësojnë Liridonën. Ka bërë insistim në çantë, cfarë insistimi kur dritarja kishte qenë e hapur shumë pak… Ai ka qenë shumë i ftohtë në këtë ngjarje. nuk kam pasur informacion se nuk bën të jem në seancë sot”

Ndërsa, Hajdar Ademaj dhe Zade Ademaj, prindërit e Lirdonës, i kanë bërë kërkesë Prokurorisë që t’ua mundësoj zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së bijës, e cila dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit të sa.

Ata gjithashtu, kanë kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes të kenë siguri nga Policia e Kosovës dhe pamjet e varrimit të mbesin tërësisht private.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika