Prindërit kundër grevave në arsim

Vendimi për grevat me sa duket ka nervozuar prindërit e nxënësve. Disa nga ta janë kundër këtij vendimi dhe shtyrjes së procesit mësimor. Në të njëjtën linjë qendrojnë edhe njohësit e arsimit

Foto ilustrim

Vendimi për grevat u mor. Një shtatori nuk do të jetë data kur nxënësit do të fillojnë mësimin.

Krejt kjo pasi nuk u plotësuan kërkesat e Sindikatës së Arsimit.

E, si sakrifikim të nxënësve po e vlerësojnë prindërit këtë veprim, të cilët nuk pajtohen me grevat.

“Sipas mendimit tim kjo është gabim, duhet me ja fillu e jo me lanë se boll janë duke qëndru pa shkollë. Për çka me u ndëshku fëmija, ai fëmijë është” , ka deklaruar Enver Rexhepi, prind nga Vitia.

Enver Rexhepi

Qëndrim të njëjtë mban edhe Nurije Neziri. Sipas saj, ky është keqtrajtim i fëmijëve.

“Boll keq, vështirësi për fëmijë është, gjynah janë fëmija. Janë tu dasht me ja humb krejt shkollën e qysh do të mësojnë në shpi këta. Fëmija ashtu kështu nuk  po janë shumë të interesuar”, është shprehur ajo.

Nurije Neziri

Kundër grevave janë edhe ata që monitorojnë sektorin arsimin. Ata kërkojnë edhe testimin e mësimdhënësve.

“Ne jemi që të aprovohen kërkesat për rritjen e pagave por  mësimdhënësit duhet edhe ti pranojnë rezultatet e dobëta në testin PISA, për përformancën e dobët në mësimdhënie dhe me këto përgjegjësi ta pranoni edhe testimin dhe vlerësimin e mësimdhënësve”, ka deklaruar Dibran Hoxha, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Dibran Hoxha

Kërkesa kryesore e SBASHK-ut drejtuar Qeverisë është ndarja e shtesave prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Ministria e Arsimit nuk ka treguar qëndrimin zyrtar, por tërthorazi zyrtarë të saj kanë thënë se po tentojnë të bëjnë gjithçka që mësimi të nisë me një shtator.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika