Prindërit kundër grevës, tentativë për ta sulmuar Rrahman Jasharin

Sindikalistit, Rrahman Jashari i është kërkuar nga disa mësimdhënës dhe prindër që greva të ndërpritet. Por përfaqësuesit e grevës këmbëngulin që greva do të vazhdojë, për çka më pas pati edhe tensione

SHFMU "Ismail Qemali"

Përfaqësuesit e grevistëve vizituan mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë. E disa nga mësimdhënësit dhe prindër të fëmijëve i kërkuan kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj që të ndërprejnë grevën e të iu kthehen bankave shkollore. Por përfaqësuesit e grevës këmbëngulin që greva do të vazhdojë, për çka më pas pati edhe tensione.

Në vendin ku do të duhej të ishin ulur nxënësit, janë ulur mësimdhënësit e tyre.

Ata edhe këtë javë e kanë nisur në grevë, ndërsa për të parë mbarëvajtjen e saj këtu në shkollën “Ismail Qemaili” erdhi kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Krejt kjo mbledhi ishte e qetë vetëm për disa minuta. Kjo pasi që në mesin e atyre që janë në grevë, pati të atillë që kërkuan që kjo masë të ndërpritet.

“Marrëveshja që po dëshirojmë është politika jashtë arsimit… Por, të lutem për hir të fëmijëve kryetar, lësho pe kësaj here, ulu dhe bëhu me burrë, se ata që të fyen, tregoju që ne jemi ata dhe deri në fund, vetëm ne jemi ata njerëz me vetëdije të lartë që kurrë në jetë as nuk kemi përfituar prej këtij shteti, vetëm ne jemi të pathyeshmit, le ta dinë secila qeveri”, ka thënë Festime Sijarina, Mësimdhënëse.

Këmbëngulse për t’i kthyer nxënësit në bankat shkollore, ishte edhe një tjetër mësimëdhënese.

“Ju lutem, merr guxim, bëhu më patriot se patriotët që po thirren dhe kthena në bankat shkollore, të dalim para nxënësve, kthena dinjitetin tonë se kemi humb për asgjë, sepse paraja nuk është mbinatyrorja dhe njerëzorja. Unë jam për rrogë, por unë jam që nxënësit të kthehen në shkollë”, ka thënë Refiqe Hamiti, mësimdhënse.

Por, gjithë këto kërkesa nuk e lëkundën Rrahman Jasharin, shkurt tha se greva vazhdon.

“Nuk heqim dorë nga kërkesat tona, deri kur të plotësohen ato, do te ketë grevë”, tha ai.

Në fund të këtij takimi, një qytetar kërkoi të hynte brenda sallës.

Bëhët fjalët për Musli Rexhepin, i cili ka mbesën e tij në këtë shkollë, e që nuk po pajtohet aspak me vendimin për grevë.

E tensionet shkuan deri në atë shkallë që ky qytetar tentoi edhe ta sulmoj fizikisht kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Më pas, përplasje Rexhepi pati edhe me disa mësimdhënes.

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë këtë vit, erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë te mbledhja e sindikatës të arsimit, me mirëkuptim dhe jo me qëllime tjera. Armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj, vetëm atë personalisht, sepse ai ka marrë një kokëfortësi në veti dhe e ka ndarë arsimin në dy pjesë. Ky është armik”, ka thënë Musli Rexhepi, qytetar.

Por nuk ishte vetëm ky Musli Rexhepi që këtu u shfaq kundër grevës.

“Ju jeni bashkangjitur me sindikatën”, dëgjohej duke thënë një i moshuar.

Pavarësishtë kësaj, kryetari i këshillit të mësimëdhënëse në këtë shkollë, Naim Bytyqi thotë se greva nuk ka për tu ndalur derisa të plotësohen kërkesat e sindikatës.

“Ne e kemi pak të vështirë ngase jemi prindër të dyfishtë. Ne jemi prind pedagogjik, ne jemi prindërit e këtyre fëmijëve për kohën që jemi me ta dhe njëkohësisht jemi prindër të fëmijëve tanë. Edhe fëmijët tonë janë duke ndejt pa mësim. Nuk besoj qe është shumë brengë e madhe kjo apo ky presion i cili është i orkestruar”, ka thënë Naim Bytyqi, mësimdhënës.

Greva e përgjtihshme ka filluar më 25 gusht. Sindikalistët po kërkojnë nga 100 euro shtesë derisa të të filloj së zbatuari Ligji I pagave.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika