Prishet edhe një vendim me burgim të përjetshëm, sa raste u shqiptuan që nga 2013?

Gjykata Supreme ka ndërruar edhe një vendim tjetër të burgimit të përjetshëm. Edmons Lajqi i dënuar për vrasjen e gruas, i është zëvendësuar burgimi i përjetshëm me 30 vjet. Por, a mbesin tërë jetën në burg personat e dënuar me burgim të përjetshëm, tregojnë juristët

Katër muaj pasi që Gjykata Supreme vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqen, për vrasjen e të dashurës së tij, në një tjetër rast të vrasjes së gruas, vendosi ta ulë dënimin.

Edmond Lajçi i dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë, për vrasjen e bashkëshortes së tij, por së fundmi të njëjtit dënimi iu ul në 30 vjet nga Gjykata Supreme.

Kjo e fundit e ka arsyetuar uljen e dënimit me pranimin e fajësisë nga i dënuari.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj. Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor. Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm.”– GJYKATA SUPREME

Sipas avokatit Yll Zekaj gjyqtarët duhet të analizojnë mirë rastet kur vendosin për dënimin me burgim të përjetshëm.

“Nuk duhet asnjëherë publiciteti nuk duhet asnjëherë ndikimi asnjë rrethanë e jashtme të ndikojë në vendimin e Gjykatës. Gjykatat janë të pavaruara, gjykatat duhet të veprojnë vetëm në bazë të provave dhe në bazë të asaj se cfarë servohet nga ana e prokurorit në shkresat e lëndës”, ka thënë Yll Zekaj – Avokat.

Zekaj tregon edhe se a mbetet tërë jetën në burg, një person dënohet me burgim të përjetshëm me vendim të plotfuqishëm.

“Burgimi i përjetshëm në sistemin çfarë e kemi ne në Kosovë nuk do të thotë që i burgosuri apo i dënuari me burgim të përjetshëm nuk do dalë asnjëherë nga burgu, legjislacioni jonë kodi jonë penal e parasheh që edhe burgimi i përjetshëm mund të rishikohet pas 30 viteve të mbajtjes së dënimit”, ka thënë Yll Zekaj – Avokat.

Burgimi i përjetshëm është dënimi më i lartë në sistemin penal të Kosovës. Që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal në vitin 2013, ai është shqiptuar në mbi 10 raste.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika