Prishtina bëhet gati për protestën në mbrojtje të UÇK-së

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është bërë gati për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të nisë sot në orën 12:00.

Në shesh kanë filluar të mblidhen qytetarë dhe veteranë të luftës, ndërsa po bëhen përgatitjet për protestën.

Protesta është thirrur me moton “Në mbrojtje të UÇK-së” dhe zhvillohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në këtë aktgjykim, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të fundit nga rubrika