Prishtina dhe disa qytete tjera edhe sot me ajër të ndotur
Prishtina dhe disa qytete të tjera vazhdojnë të kenë mjegull, edhe në orët e mëngjesit të së enjtes. Një ditë më parë, Prishtina ishte qyteti i katërt me ajrin më të ndotur, ndërsa sot, në orët e mëngjesit, ndodhet në vendin e 13-të në ranglistën e IQAir. Indeksi i ajrit në Prishtinë në ora 08:47 […]
Prishtina dhe disa qytete të tjera vazhdojnë të kenë mjegull, edhe në orët e mëngjesit të së enjtes.
Një ditë më parë, Prishtina ishte qyteti i katërt me ajrin më të ndotur, ndërsa sot, në orët e mëngjesit, ndodhet në vendin e 13-të në ranglistën e IQAir.
Indeksi i ajrit në Prishtinë në ora 08:47 ishte 162, që cilësohet si ajër i pashëndetshëm.
Nga qytetet e rajonit, Sarajeva ka regjistruar ajrin më të ndotur, duke u renditur në vendin e tretë me një indeks prej 233, që konsiderohet shumë i pashëndetshëm.
Ndërkohë, Shkupi ndodhet në vendin e 16-të, me një indeks prej 154, që gjithashtu klasifikohet si ajër i pashëndetshëm.
















