Prishtina e impresionon artisten holandeze të Manifesta-s

Prej 22 qershorit, Prishtina është bërë vendqëndrim për shumë artistë të huaj. Ata në kryeqytet i ka sjellë Manifesta. Njëra nga këto artiste që ka dy javë që po qëndron në Kosovë është shprehur e impresionuar me atë që ka parë këtu

Në një prej ndërtesave në këtë rrugë me kalldrëm në Prishtinë, ka rreth dy javë që po qëndron Mette Sterre. Artistja, për një kohë e ka lënë Holandën për Kosovën.

Atë në kryeqytetin kosovar e sjellë Manifesta. Prishtina, holandezes i ka lënë shije të mirë, prandaj, ka thënë se e ka zgjatur qëndrimin këtu.

“Unë e dua Prishtinën. Mendoj se është një qytet i jashtëzakonshëm. Jam duke kaluar shumë mirë, njerëzit janë të mrekullueshëm dhe po kaloj vërtetë një kohë të mirë këtu. Çdonjëri të pret ngrohtë. Kam bërë shoqëri dhe mendoj se qyteti është plot me energji e entuziazëm”, është shprehur Mette Sterre – Artiste nga Holanda.

Sterre rrëfen se ka gjetur mjaft vende ku po e kalon kohën e lirë.

“Në kohën e lirë në Prishtinë kam vizituar shumë vende ku është Manifesta. Gjithashtu, kam qenë në Muzeun e Kosovës për të parë disa punë të mëdha arti. Kam shëtitur edhe nëpër gjithë qytetin, si dhe kam qenë në disa dyqane të rrobave të vjetra, sepse më pëlqejnë rrobat e vjetra”, ka shtuar ajo.

Ardhja e Manifesta-s në Prishtinë, sipas Sterre, ka paraqitur një kthesë të rëndësishme për skenën kulturore.

“Është shumë e rëndësishme që Manifesta ka ardhur këtu, për shkak se është një mundësi për artistët gjithandej botës që të shkëmbejnë mendimet, por edhe punën dhe metodologjinë. Gjithashtu, t’u tregojnë njerëzve çka mund të ofrojë Prishtina dhe jo vetëm”, Mette Sterre – Artiste nga Holanda.

Mette Sterre ka sjellë në Hotelin Grand një prej punimeve të saj, instilacion që po shikohej me kujdes nga një grup studentësh nga Austria.

“Kjo vepër e imja nuk është vetëm një instilacion, por është edhe performancë e cila do të mbahet të Premten në ora 19:00, këtu në katin e nëntë të Hotelit Grand”, ka shtuar ajo.

Hoteli Grand nga 22 qershori kur ka nisur Manifesta, është transformuar, dhe në disa kate të saj janë shndërruar në hapësira ekspozimi për punime të shumë artistëve nga e mbarë bota.

Manifesta, edicioni I 14, do të jetë pjesë e Prishtinës për 100 ditë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika