Prishtina e pakënaqur me buxhetin që i jep Qeveria, Zogaj: Kryeqyteti po neglizhohet

Teksa për shumën e ndarë nga qeveria, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj tha se tash e sa kohë komuna e Prishtinës po neglizhohet, e për këtë, ai ka kërkuar që buxheti të rritet për shkak të numrit të madh të banorëve

FOTO:EO

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, është shprehur i pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë, pasi tha se kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

Sfidë tjetër për autoritetet komunale, sipas Zogajt, është edhe neglizhenca e operatorëve ekonomikë, me ç’rast dhjetëra kontrata janë shkëputur.

Zogaj thekson se shkaku i kësaj, komuna e Prishtinës po dëmtohet për shkak se kërkon ritenderim të projekteve.

Duke folur për shumën e ndarë nga ekzekutivi, Zogaj tha se tash e sa kohë komuna e Prishtinës po neglizhohet, e për këtë, ai ka kërkuar që buxheti të rritet për shkak të numrit të madh të banorëve.

“Grandi nga Qeveria ka qenë grandi që i ndahet Prishtinës vazhdimisht pa ndonjë shtesë për kryeqytetin pra nuk ka asnjë cent shtesë përveç asaj që i ka taku si i takon me ligj ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës ta ndihmojë Kryeqytetin më shumë sepse nuk është sikur ndonjë komunë tjetër, pa dashur të bëjë ndonjë nënvlerësim por kryeqyteti është qyteti ku të gjithë marrin shërbime jetojnë për një kohë të caktuar, sipas vlerësimeve të fundit si edhe vlerësimeve të Bankës Botërore në kryeqytet jetojnë rreth 400 mijë banorë gjatë javës kjo nënkupton se Prishtina jep shërbime për shumë banorë të kryeqytetit dhe të Kosovës por duhet edhe buxheti të rritet për Kryeqytetin”, u shpreh Zogaj.

Tutje, Zogaj ka folur edhe për investimet kapitale, për të cilat tha se në bazë të të dhënave, kryeqyteti është tek 30 për qind e shpenzimeve kapitale.

“Por është e njohur edhe nga viti i kaluar që shpenzimet e mëdha dhe faturat e mëdha paguhen në muajt e fundit të vitit. Kam besimin që në këtë vit do jemi shumë më mirë dhe ajo shihet deri tash por kemi pas një plan dhe vizion të arrijmë deri në 50 për qind të shpenzimeve . Do jemi afër kësaj shifre edhe pse në gjithmonë synojmë që të arrijmë efikasitet më të lartë të shpenzimeve. Ideja është që buxheti të shpenzohet dhe jo të mbesin të pa shpenzuara por ka shumë probleme në shpenzim të parasë publike, sidomos në kryeqytet. Këtë vit kemi thyer një rekord, nënshkrimin e kontratave por pastaj kemi probleme kryesisht ne implementim dhe absorbim të punëve edhe në sektorin privat”, tha Zogaj.

Numri dy i Prishtinës pati vërejtje për sektorin privat, pasi sipas tij, është dashur të shkëputën dhjetëra kontrata sepse operatorët ekonomikë nuk ishin në gjendje që t’i implementojnë kontratat.

“Kjo bën dëm sepse edhe mbesin paratë pa u shpenzuar si edhe na kthen proceset mbrapa sepse duhet të i ritenderojmë dhe pastaj humbin kohë. Është një mori faktorësh dhe efektesh që i japin këtë rezultat që janë problemet në procesin e prokurorimit sepse këto procese zgjasin e pastaj këto ankesa zgjasin pastaj vonesat na humbin kohë, mendimi jonë ka qenë që kur ta nënshkruajmë kontratën me sektorin privat ata do vazhdojnë me punë por kjo nuk po ndodhë sepse edhe sektori privat ka problemet e veta me mungesë të personelit, të pajisjeve dhe kjo thjeshtë zvarrit punimet në teren”, ka deklaruar Zogaj./EO

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika