Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për Vitin e Ri

Festa në natën e ndërrimit të moteve në kryeqytet do të nis nga ora 18 dhe do të vazhdojë deri vonë pas mesnate, me muzikë e fishekzjarrë. Ndërkohë, qytetarët folën për sfidat e 2025-tës – me bllokadën politike si pikë të pashmangshme – e po ashtu pritjet dhe kërkesat për vitin e ri

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e parë të 1 Janarit 2026.

Atmosfera festive në natën e ndërrimit të moteve nis me muzikë me DJ deri gjysmë ore para mesnatës kur do të nis performanca e këngëtares Jehona Lumi dhe bendit të saj.

Në mesnatë, Prishtina do të bëj numërimin së prapthi për vitin e ri të përcjellë me fishekzjarrë.

Më pas festa do të vazhdojë me Dren Abazin dhe Zig-Zag Orchestren.

Nën organizimin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo mbrëmje vjen si një festë për të gjithë qytetarët – me muzikë, gëzim dhe energji pozitive për ta nisur vitin e ri së bashku. Mirë se vini në Kryeqytet. Gëzuar Vitin e Ri!”.- Komuna e Prishtinës

Krahas sfidave në vitin 2025, veçmas atyre të lidhura me bllokadën politike, qytetarët presin që 2026-ta të jetë vit më i mirë.

Shpresa ekziston ajo vdes e fundit, dhe ka mbetur dhashtë Zoti të mbushen mend për këta që i kemi votuar të mos punojnë me inati dhe bllokada dhe atëherë edhe populli me reflektuar”, ka thënë Ilir Binaku, Qytetare.

Jemi të lumtur dhe do të shkojmë vetëm përpara, jo një hap mbrapa por tre katër përpara. S’ka çka me u përmirësua, mbrapa nuk ka lënë asgjë, të gjithë përmirësimet janë përpara, kurrë më mirë nuk ka qenë”, ka thënë një qytetar tjetër.

Shpresojmë të bëhet mirë, dashtë Zoti e më mirë të bëhet se siç qikjo mos të harrohet, shpresojmë të mos na bjen me harru”, ka thënë Nexhmije Sejdiu, Qytetare.

Formimi i institucioneve të reja dhe ri-fillimi i punës janë, po ashtu, pritje e kërkesa të qytetarëve.

Qeveria e cila ka qenë ka fituar në mënyrë plebishitare, sa më shpejt të formohen institucionet dhe të fillojë funksionimi i shtetit me përfitua qytetari i Kosovës. Uroj që të mos ketë bllokada siç ka pasur këtë vit, uroj që sa më shpejt të shoh pozitë dhe opozitë të bashkëpunojnë”, ka thënë Naim Bunjaku – Xuxi, Qytetar.

Pres që do të ketë ndryshime të mëdha, sepse sipas çka kemi dëgjuar Kurtin, ai është një lider një njeri që i plotëson dëshirat e njerëzve sidomos ata që kanë nevojë, edhe ai do t’i rregulloj disa gjëra, çmimet do t’i rregulloj edhe rrymën”, ka thënë Izet Zhitia, Qytetar.

Derisa për pjesën më të madhe të vitit Kosova u përball me bllokadë politike e institucionale, më 2025 qytetarët votuan katër herë në tri palë zgjedhje.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika