Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës në derbin e javës së 25-të në Superligën e Kosovës

Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina  e ka mposhtur klubin e Trepçës me rezultat të ngushtë, 78-75.

Ndeshja nisi me lojë të baraspeshuar nga skuadrat.

Çereku i parë u mbyll në favor të Trepçës, me katër pikë diferencë.

Edhe në të dytin mitrovicasit ishin më të mirë, duke e vazhduar edhe më tej diferencën.

Megjithatë, në çerekun e tretë më të mirë ishin Prishtina dhe ngushtuan epërsinë e Trepçës.

Lojë filloi të bëhet në ‘e nxehtë’ në çerekun e fundit, me dy ekipet që kërkonin fitoren, e në fund ia arritën vendasit.

Për Prishtinën i mirë ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Më i dalluari për Trepçën ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 23 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Prishtina pas kësaj fitore ka 44 pikë në krye të tabelës, me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

Trepça renditet e katërta me 40 pikë, me bilanc prej 15 fitoreve dhe 10 humbjeve.

Prishtina në javën e ardhshme luan në udhëtim kundër Bashkimit, kurse Trepça e pret Pejën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika