Prishtina, Gjilani e Vushtrria shkojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Ballkanin me rezultat 2:0. Dy ekipet pasuese që e kanë siguruar poashtu gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës janë, Gjilani që e mposhti 5:1 Trepçën ’89, dhe Vushtrria që e mundi 1:0 Beharin.

Ndërsa loja tjetër është duke vazhduar pasi ndeshja e rregullt përfundoi pa fitues 2:2. Llapi dhe Malisheva kanë shkuar në vazhdime.

Kreshnik Uka nga penalltia ka shënuar për Prishtinën në fundin e pjesës së parë.

Pak më shumë se 10 minuta pas pushimit mes pjesëve, Genc Hamiti e dyfishoi epërsinë e kryeqytetasve pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistit nga Leotrim Kryeziu.

Me këtë fitore, Prishtina kalon tutje në gjysmëfinale, kurse Ballkani eliminohet nga Kupa e Kosovës.

FC Prishtina

Prishtina është klubi me më së shumti trofe të Kupës së Kosovës në histori, shtatë, dhe synon ta fitojë atë për herë të parë pas tri vjetësh dhe ta sigurojë një vend në kualifikime për garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Prishtinës në gjysmëfinale iu bashkuan edhe Gjilani, që e mposhti 5:1 Trepçën ’89, dhe Vushtrria që e mundi 1:0 Beharin.

Foto gjatë takimit Gjilani-Trepça 89

Pesë gola për gjilanasit i shënoi lojtari në superformë, Albert Dabiqaj.

Ndërkaq, golin e pamjaftueshëm për mitrovicasit e shënoi Ardian Muja.

Ndërkohë, Vushtrria e preu biletën për në gjysmëfinale pasi e mundi Beharin me rezultat 1:0 falë golit të Shpresim Zogut.

Çerekfinalja tjetër dhe e fundit mes kampionit në fuqi, Llapi dhe Malishevës ka shkuar në vazhdime, pasi ndeshja e rregullt përfundoi pa fitues 2:2.

FC LLapi

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika