Prishtina ia jep çelësin e qytetit presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit

Të mërkurën e 18 majit presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka vizituar Kosovën, ku nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama është nderuar me ‘’Çelësi i Qytetit’’

"Çelësi i Prishtinës"

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, është nderuar nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, me dhënien e “Çelësit të Qytetit”.

Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama, ka folur lidhur me vizitën e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukaonoviq.

“Nder i madh të mirëpresim sot këtu në Kryeqytet, Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq”, ka shkruar Rama në Facebook.

Vendimin për t’ia dhënë e “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i pari i Prishtinës e ka bërë në shenjë mirënjohjeje e respekti.

“I dorëzuam çelësin e Kryeqytetit, duke synuar forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në çdo aspekt”, ka thënë Rama.

Presidenti i Mali Zi, Milo Gjukanoviq, dhe Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama

Ndërsa, Presidenti malazias ka thënë se çelësi është dhuratë e bukur për miqësinë e të dyja vendeve.

Milo Gjukanoviq ka theksuar se shteti i Malit të Zi e mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërsa gjatë ditës së mërkurë, i pari i Malit të Zi është pritur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Agjenda e takimeve në Kosovë ishte e ngarkuar për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku ky i fundit është pritur edhe nga i pari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjukanoviq ka folur edhe për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se vendi i tij e mbështet dialogun politik që ekziston ndërmjet këtyre dy shteve, dhe se beson që vetëm dialogu politik mund të dërgojë deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, është e rëndësishme që Kosova të jetë konsistente në këtë proces politik.

Ai, po ashtu, ka shtuar se problemi politik i pazgjidhur midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë vetëm me dy shtetet, por prek gjithë rajonin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika