Prishtina lejon përkohësisht operimin e parkingjeve private për 30 ditë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, me vendim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është lejuar përkohësisht operimi i parkingjeve private në territorin e kryeqytetit për një periudhë prej 30 ditësh.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë për të siguruar funksionimin normal të trafikut dhe për të menaxhuar kërkesën e shtuar për hapësira parkimi gjatë sezonit veror, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisjen e operatorëve me lejet përkatëse.

Komuna ka bërë të ditur se lejimi i përkohshëm vlen vetëm për parkingjet që përmbushin kushtet e përcaktuara nga autoritetet komunale. Këto parkingje nuk duhet të pengojnë trotuaret, hyrje-daljet, qasjen për këmbësorë, lëvizjen e automjeteve emergjente apo qarkullimin normal rrugor.

Po ashtu, është theksuar se kjo është një masë e përkohshme, e cila obligon operatorët që brenda afatit të përcaktuar të përfundojnë të gjitha procedurat administrative dhe të plotësojnë kushtet ligjore e teknike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika