Prishtina Mall mirëpret SOS Fshatrat e Fëmijëve në një aktivitet të veçantë me CineStar dhe Popeyes

Në kuadër të aktiviteteve të përgjegjësisë sociale korporative (CSR), Prishtina Mall, në bashkëpunim me CineStar dhe Popeyes, mirëpriti fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve në një vizitë të veçantë, të mbushur me argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme.

Gjatë kësaj vizite, fëmijët patën mundësinë të shijojnë eksperiencën e kinemasë në CineStar, ku ndoqën filmin e shumëpritur Spider-Man, duke kaluar çaste emocionuese dhe argëtuese me personazhin e tyre të preferuar.

Pas përfundimit të filmit, vizita vazhdoi në Food Court në Prishtina Mall, ku Popeyes i priti fëmijët me ushqimet e tyre të shijshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse që e bëri ditën edhe më të veçantë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Prishtina Mall për të kontribuar në mirëqenien e komunitetit dhe për të krijuar mundësi që sjellin gëzim dhe përvoja pozitive për fëmijët. Përmes bashkëpunimeve me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera, si CineStar dhe Popeyes, synohet të mbështeten iniciativa që promovojnë përfshirjen sociale dhe kujdesin ndaj brezave të rinj.