Prishtina Moderne – A do ta realizojë Rama infrastrukturën e premtuar?
“Në menaxhimin tim, e gjithë rrethina e sheshit “Nënë Tereza” do jetë qendra e kryeqytetit. Rrethi qendror me gjashtë pika qendrore, 7 minuta ecje..…”, ka thënë Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës. Ky ishte vizioni që Përparim Rama shpaloste katër vite më parë për një Prishtinë moderne, një infrastrukturë që do e bënte ecjen në qendër, […]
“Në menaxhimin tim, e gjithë rrethina e sheshit “Nënë Tereza” do jetë qendra e kryeqytetit. Rrethi qendror me gjashtë pika qendrore, 7 minuta ecje..…”, ka thënë Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës.
Ky ishte vizioni që Përparim Rama shpaloste katër vite më parë për një Prishtinë moderne, një infrastrukturë që do e bënte ecjen në qendër, vetëm shtatë minuta.
Tani kur i njëjti gjendet në muajt e fundit të mandatit, thuajse në përfundim janë disa projekte, disa të bllokuara e disa që kanë mbetur po aty ku u prezantuan.
Gjashtë pikat qendrore mbetën vetëm në letër ndërsa sheshet arriti t’i zgjeronte por punimet, i ndërpreu MKRS.
Edhe ky projekt nuk ka nisur ende, siç nuk kanë nisur edhe nënkalime të tjera të premtuara.
Edhe tek rruga “Agim Ramadani” parashihej që të ndërtohej një nënkalim me qëllim të lirimit të komunikacionit dhe ndërlidhjes së pjesëve të qytetit, Por katër vite pas, s’është bërë asnjë punim në këtë drejtim.
E nga komuna, shprehen optimist për realizimin e projekteve të mbetura.
”Të gjitha projektet e prezantuara nga kryetari Rama gjatë fushatës elektorale para 4 vite, të gjitha janë në përfundim e sipër sepse siç e dini, ai i ka pasur disa të planifikuara për mandatin e parë. Projektet që janë të atribuara për mandatin e parë po përfundohen. Janë disa projekte të mëdha siç janë kurrizi, ishulli urban e kështu me radhë. Çështja e nënkalimit të rrugës “Agim Ramadani” ka pasur refuzim nga MKRS, në emër të trashigimisë kukturore ani pse argumentet tona kanë qenë se ndërtimi i tunelit eleminon dridhjet e aseteve kulturore. Ka pas refuzim, përfshirë edhe disa projekte që në formë të kundërgjishme kanë tentuar t’i largojnë. Ku s’ka bllokime, punët po vazhdijnë. Projektet kryesore të kryeqytetit, këto që lidhen me infrastrukturën janë duke u realizuar, janë në përfundim e sipër”, ka thënë Sokol Havolli, Drejtor i Investimeve Kapitale.
Por sipas opozitës, qeverisja e LDK-së u ka humbur vlerën projekteve.
”Ka një fokus të qeverisjes komunale në dy tri projekte në kryeqytet, tuneli i kurrizit, ishulli i Arbërisë dhe rrugët periferike. Po vihet re shtim dinamike por fatkeqsisht, nuk i shërben as cilësisë së punës dhe nuk shitet te qytetarët sepse Rama e ka pasur kohën t’a tregojë veten. Ka projekte kryesore që Rama i ka prezantu e nuk kanë nisur punët, në tregje s’është bërë asgjë. S’po them që është dashur të përfunohen të gjitha por të paktën ato që e lehtësojnë jetën. Qeverisja e Ramës ka pas tjera qëllime, ka pasur tendere me shifra tepër të mëdha siç kanë qenë arkitekti i kryeqytetit, “Xhorxh Bushi”, fokusi ka qenë te shuma materiale dhe jo tek projekte konkrete. Gjendja dëshmohet me formën si jetojmë ne”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV.
Në gjendje të rëndë mbetet edhe tregu i gjelbër në kryeqytet, projekt i cili parashihet të përfundohet deri në fund të mandatit.















