“Prishtina Music Conference” do prezantoj kulturën, artin dhe muzikën e Kosovës në Athens Music Week si pjesë e dy paneleve

“Prishtina Music Conference” është njohur për ekpertizën dhe suksesin e saj ndërkombëtar përgjatë dy edicioneve.

të saj dhe është ftuar në dy panele në Athens Music Week të Greqisë për të diskutuar bashkëpunimin kulturor në fushën e muzikës.

Athens Music Week ka ftuar Prishtina Music Conference, me drejtor Kushtrim Dushi dhe ekipën Diellza Gosalci, Rrezarta Gashi, Rron Kurtolli, Fjolla Cunaku dhe Urata Kajtazi të marrë pjesë në panelin e tyre për bashkëpunim kulturor në fushën e muzikës, kulturës e artit. Athens Music Week do të zhvillohet në zemrën e Athinës nga data 29 maj deri më 1 qershor.

Pjesëmarrësit në panel do të diskutojnë rreth bashkëpunimeve në muzikë, krijimit të rrjetit të kontakteve dhe praktikave më të mira për të punuar së bashku nëpërmjet partneriteteve. Fokusi do të jetë në përmbinimin e kësaj pjese të Europës që ka qenë historikisht e ndarë, por asnjëherë e harruar.

Përveç panelit të diskutimeve, Prishtina Music Conference do të ketë mundësinë për të takuar profesionistët nga rajoni gjatë kësaj jave. Kjo do të jetë një rast i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për të shfaqur dhe përfaqësuar artin, kulturën dhe muzikën në Kosovë dhe për të krijuar bazën për bashkëpunime të reja.

Ky bashkëpunim mes Prishtina Music Conference dhe Athens Music Week ofron një mundësi të veçantë për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim në mes muzikantëve, artistëve dhe profesionistëve të industrisë së muzikës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika