Prishtina ndërpret bashkëpunimin me Ismet Munishin

Klubi i Futbollit Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi, një ditë pas humbjes nga Malisheva në kampionat

Ismet Munishi, trajneri i KF Prishtina

Ismet Munishi më nuk është trajner i skuadrës së Prishtinës. Ai është shkarkuar të hënën nga bordi i Prishtinës.

Vendimi është marrë nga bordi një ditë pas humbjes së klubit Prishtina nga Malisheva në kampionat.

Pra, një vendim i tillë, sipas njoftimit nga klubi, ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit.

FC Prishtina e ka falënderuar përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.

Ndërsa, skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika