Sigal Prishtina ka filluar të organizohet për sezonin e ri 2023/2024.

Pas dështimi që të fitojë titullin sezonin e kaluar, skuadra nga kryeqyteti ka nisur herët të përforcohet.

“Bardhekaltërit” kanë sjellë në ekip ish-kapitenin e tyre Muhamedali Janjevën, i cili sezonin e kaluar ka luajtur për skuadrën e Ponte Prizrenit.

Kryeqytetasit nuk janë ndakur me kaq dhe brenda 48 orëve ka zyrtarizuar dy top lojtarët që u shpallën kampion me Pejën.

Bëhet fjalë për kanadezin, Devoe Joseph, i cili ishte njëri ndër lojtarët kyç në triumfin e Pejës dhe kapitenin Arti Hajdari.

Kapiteni pejan ka nënshkruar kontratë dy vjecare me klubin nga kryeqyteti.

Hajdari më herët ka djersitur edhe fanellën e skuadrës së Ponte Prizrenit, Rahovecit dhe Feronikelit.

Prishtina këtë vit synon të rikthejë në kryeqytet, trofeun më të çmueshëm në basketbollin kosovar, titullin e kampionit, i cili i mungon që nga viti 2019.

Gjatë ditëve në vijim, Prishtina do të përforcohet edhe me disa basketbollistë cilësorë.