“Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi

Ditën  e hënën, Fitore Poacolli, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim( KMUBPZH sëbashku me deputetin Salih Zyba u takuan Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama.

Sipas Kryetares së KMUBPZH-së ajo takoje kryetarin e Prishtinës, me arsyen së Prishtina Parking po u shkel të drejtat qytetarëve, në baza ditore përmes veprimeve të jashëligjshme, ato po bien në kundërshtimi me ligjin.

“Ne paraqitëm para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision. Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi” thuhet në postimin e Pacollit në Facebook.

Kjo e fundit ka kërkuar urgjentisht që të ndërpritet shfrytëzimi i hapësirave rezidenciale për përfitime të shumëfishta.

“Prishtina Parking përfiton pagesë nga banorët rezidencial dhe në të njëjtën kohë i lëshon ato për shfrytëzim për ata jorezedencial. Parking Prishtina në mënyrë të jashtëligjshme përfiton nga të dy palët” shtoi ajo.

Po ashtu u kërkua që të ndërpritet shqiptimi i dënimeve, vendosja e bllokadave, konfiskimi i veturave nga Prishtina Parking dhe pranimi i pagesës së dënimeve me para në dorë pa u definuar saktë kompetencat e Prishtina Parking. Prishtina Parking përfiton para nga këto dënime ndërsa transparenca se ku përfundojnë këto para është zero, bërë me dije ajo.

U kërkua  pezullimi dhe zgjerimit i Prishtina Parkinga deri në përmirësimin e mangësive dhe ndryshimin e rregullores.

Përveç këtyre të lartëcekurave ajo kërkoj qasje në dokumente mbi cilën bazë vepron:

Autorizimin për bllokimin dhe e veturave me të cilin vepron “Prishtina Parking”;
2. Rregulloret e brendshme të ndërmarrjes;
3. Të gjitha dokumentet nga Drejtoria e Kadastrat që vërtetojnë të gjitha parcelat për shfrytëzimin e hapësirave nga “Prishtina Parking”;
4. Dokumentet që definojnë karakterin e rrugës “B”, në veçanti shiritat anësor.

Sipas kësaj të fundi kryetari i Prishtinës kishte pranuar kërkesat e tyre, po ashtu u zotua se shqetësimet e qytetarëve do të adresohen.

Qytetarët protestojnë para komunës, kërkojnë të hetohet puna e ndërmarrjes “Prishtina Parking”

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika