Prishtina Parking publikon rezultatet për kryeshef ekzekutiv, kryeson Sokol Havolli
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale, “Prishtina Parking” ka publikuar rezultatet për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje. Në listën e publikuar kryeson Sokol Havolli me 38.75 pikë, pastaj Qëndrim Vitija me 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi me 32.50 pikë, Isak Rakovica me 28 pikë dhe Nexhmi Uka me 24.50 pikë. Siç thuhet në […]





Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale, “Prishtina Parking” ka publikuar rezultatet për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.
Në listën e publikuar kryeson Sokol Havolli me 38.75 pikë, pastaj Qëndrim Vitija me 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi me 32.50 pikë, Isak Rakovica me 28 pikë dhe Nexhmi Uka me 24.50 pikë.
Siç thuhet në njoftim, kandidati potencial me mundësi zgjedhjeje në këtë pozitë është ai që ka fituar më së shumti pikë.





















