Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendi të qytetit

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës së bashku me asistimin e Policisë së Kosovës ka filluar aksionin e parandalimit të qarkullimit të autobusëve ndërurbanë në brendi të kryeqytetit

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës gjatë të premtës së 10 marsit ka njoftuar se me asistimin edhe të Policisë ka filluar parandalimi i qarkullimit të autobusëve ndërurban në brendi të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Inspektimit, aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim pasi sipas Komunës, këta autobusë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektimit në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika