“Prishtinë 2002”, premierë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Francë
Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regjisore, Trëndelinë Halili dhe producent, Ermal Gërdovci, do të shfaqë premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë. Ky është njëri prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë, i kategorisë A, dhe i dyti në Francë, pas festivalit të Kanës […]
Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regjisore, Trëndelinë Halili dhe producent, Ermal Gërdovci, do të shfaqë premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë.
Ky është njëri prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë, i kategorisë A, dhe i dyti në Francë, pas festivalit të Kanës sa i përket audiencës.
Po ashtu, sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës, festivali do të mbahet përgjatë datave 27 janar deri më 4 shkurt, vitin e ardhshëm.

Kështu e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, ku thuhet se “Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet franceze, në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit.
Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi, personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.
Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr.















