4 persona kanë mbetur të lënduar pasi një makinë është përfshirë nga zjarri në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull është arrestuar pasi ka ndezur një cigare në makinën e sapofurnizuar me karburant, me ç’rast makina i është kapluar nga zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyrë në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pritet të lirohet ndërkaq, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.