Prishtinë – Sekuestrohet sasi e mallit të dyshuar pa origjinë të prejardhjes dhe i falsifikuar

Policia e Kosovës ka pranuar informata që një biznes në Prishtinë bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë, produkte të cilat dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

Përmes këtij operacioni është kryer kontroll në biznesin e dyshuar në tri lokacione në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit të subjektit biznesor është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave, për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantojë dokumentet e origjinës së këtij malli. Lidhur me këtë është njoftuar Dogana e Kosovës – Njësia e Antikontrabandës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u bashkuar në operacion me hetuesit e PK-së dhe Inspektoratin e MINT-it.

“Në këtë rast Dogana e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i tregut ka bërë bllombimin e depos deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari me iniciale (G.T.) është sjellë për intervistim si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kompetent nga PTH-Prishtinë dhe me rekomandimin e tij në këtë faze personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika