Prishtinë, shoferi i një autobusi ka kanosur me armë zjarri shoferin e një veture

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shofer i autobusit ka kanosur me armë një shofer të një veture private

Një shofer i autobusit ka kanosur me armë një shofer të një veture private.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke theksuar se kjo po dyshohet të këtë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.

“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosjeje, që ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshjeje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika