Prishtinë – Tiranë, atleti Erzen Zyberaj kryen me sukses maratonën e tij për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, pas një maratone të gjatë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ka arritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga shoqata “Maraton Albania”. “Mbërritja me sukses nga ‘Skënderbeu’ i Prishtinës deri në sheshin ‘Skënderbe’ në […]
Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, pas një maratone të gjatë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ka arritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga shoqata “Maraton Albania”.
“Mbërritja me sukses nga ‘Skënderbeu’ i Prishtinës deri në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë e maratonomakut, Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare dhe ne si shoqata ‘Maraton Albania’ i urojmë Erzenit shumë suksese”, kanë shkruar në postim.















