Nga e premtja, më 18 mars 2022, janë liruar nga pagesat për transportin publik edhe Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ditë më parë kishte liruar nga pagesat pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare.