Prishtinës do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej tyre elektrikë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar Marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZH-in

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama





Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të enjten e 15 dhjetorit ka nënshkruar marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZH-in, e cila do t’i jepet Trafikut Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Nga, gjithsej, 30 autobusë efiçientë të modelit EURO-IV, gjashtë prej tyre do të jenë autobusë elektrikë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

“30 autobusë të rinj në kryeqytet, gjashtë prej tyre autobusë elektrikë. Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrikë dhe 24 autobusëve efiçientë të modelit EURO-IV”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, inkorporimi i autobusëve të parë elektrikë në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.

“Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër. Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH”, shtoi Rama.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika