Pritet t mblidhen shtatë komisione parlamentare

Kuvendi i Kosovës

Të hënën, në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen disa komisione parlamentare, ku në fokus janë shqyrtimi i projektligjeve.

Në orën 09:00, mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të shqyrtojë Projektligjin për Shtetësinë dhe atë për Lëndët Plasëse.

Nga ora 10:00, paralelisht do të zhvillojnë mbledhjet, Komisioni për Shëndetësi, ku në rend dite është Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, që do të shqyrtojë Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore.

Në orën 11:00, mblidhet Komisioni për Buxhet, ku ndër pikat kryesore janë votimi i raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2025 dhe shqyrtimi i disa projektligjeve financiare.

Nga ora 13:00, mbledhje do të mbajnë, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, me fokus në projektligjet për menaxhimin e resurseve ujore dhe banimin social dhe Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport, që do të shqyrtojë Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Ndërkaq, në orën 14:00, mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, i cili do të shqyrtojë masat e përkohshme për produktet themelore në rast destabilizimi të tregut.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika