Pritet takim trepalësh në Bruksel
Në orën 15:00, këtë të martë pritet të nisë takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim trelateral BE-Kosovë-Serbi vjen pas gati dy muajsh nga takimi i fundit i mbajtur në tetor, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Së pari po zhvillohen takimet […]
Në orën 15:00, këtë të martë pritet të nisë takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ky takim trelateral BE-Kosovë-Serbi vjen pas gati dy muajsh nga takimi i fundit i mbajtur në tetor, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Së pari po zhvillohen takimet bilaterale të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Bashkimi Evropian, disa ditë më parë, konfirmoi pjesëmarrjen e të dyja palëve, duke theksuar se në këtë takim do të diskutohet për një sërë çështjesh, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Në takimin e tetorit, kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq nuk arritën përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, duke lënë ende hapësirë për negociata të reja.















