Në Kosovë, këtë të hënë, do të mbahet marshi i parë ndërgjegjësues për shëndetin mendor në ditën e parë të Javës së Vetëdijesimit për Shëndetin Mendor.

Organizimi i marshit është bërë nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.

Marshi do të mbahet në orën 12 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për nder të kësaj jave, nis edhe edicioni i 5-të i festivalit “Terapia e Artit” në Kosovë, në Kino Armata, në orën 18.