Pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Këtë të martë në Kuvendin e Kosovës do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare, ku do të diskutohen çështje të ndryshme nga përzgjedhja e kandidatëve për Bordin e RTK-së deri te shqyrtimi i projekteve dhe rekomandimeve të ndryshme

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës këtë të martë do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare.

Mbledhja e parë fillon në orën 09:30 me Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të intervistohen kandidatët.

Ndërsa, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon mbledhjen në orën 10:00, ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.

Po ashtu, në orën 10:00 do të fillojë edhe mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në orën 11:00 do të mbahen dy mbledhje të tjera nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, si dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Gjithashtu, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fillon takimin në orën 10:00, ku ndër të tjera do të diskutohet lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika